Kosovarëve u rekomandohet vaksina kundër Virusit A

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që të vaksinohen personat e ndjeshëm ndaj Virusit A, i cili po qarkullon në Kosovë.

“Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë nga dhjetori i vitit të kaluar! Rekomandohet akoma të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje të rënda kronike, fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe të moshuarit”, thuhet në një postim të këtij institucioni në Facebook.

“Instituti Kombëtar ka vaksina për këto grupe të rrezikut! Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër dhe jo i shëndoshë!”, thuhet në fund të njoftimit.

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 31 janvier 2020