Instituti i Shëndetësisë Publike tregon si të mbroheni nga koronavirusët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka treguar se si të mbrohen qytetarët nga koronavirusët, virus ky që shkakton të ftohtin.

Përmes një postimi në Facebook, IKShP ka rekomanduar që të pastrohen duart me ujë dhe sapun si dhe të mbahet higjiena personale.

Këto janë rekomandimet e tjera të IKShP-së:

1.Lani duart me ujë dhe sapun ose për duar përdorni solucion me alkool.

2. Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën dhe hundën me shami ose me pjesën e parakrahut.

3. I shmangni kontaktet e afërta me çdo njeri që ka shenja dhe simptoma të gripit, rrufës, flamës.

4. Mbani higjienën personale dhe praktikoni rregullat bazë të higjienës gjatë gatimit.

5. Shmangni kontaktet me kafshët e gjalla.