Ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike thotë se nuk ka dërguar asnjë mostër në Shqipëri

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka demantuar lajmin se janë dërguar mostra në Shqipëri për raste të dyshuara me coronavirus.

Në një deklaratë për KALLXO.com, zëdhënësja e Institutit, Era Pireva, ka thënë se Instituti nuk ka dërguar asnjë mostër në Shqipëri dhe se sot në Institut nuk ka asnjë mostër të dyshuar.

Aktualisht në Shqipëri janë 12 persona të prekur nga coronavirusi, ndërsa në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Në botë nga coronavirusi aktualisht janë prekur 119 mijë e 236 persona, 4 mijë e 300 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 66 mijë e 577 persona.