Arkiv - Vërshimet në Vushtrri - Janar 2021 - Foto: KALLXO.com

Instituti Hidrometorologjik parashikon sërish vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime gjatë ditëve në vijim.

Sipas IHMK-së nga data 8 deri më 12 shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini i Bardhë, të cilat në disa zona do të jenë me inteszitet më të larë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujiit.

Si pasojë, krijohet mundësia e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

“Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet në njoftim.

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.