Instituti Hidrometeorologjik: Reshjet në Kosovë vazhdojnë edhe nesër
22.11.2022 - 17:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër do të vazhdojnë reshjet e shiut.
Sipas Institutit reshjet me intensitet dhe në sasi më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.
“Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të lehtë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngritje me mundësi që t’i kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve”- thuhet ne njoftim.
KALLXO.com ka raportuar se në qytetet si Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Pejë e Deçan ka pasur vërshime për shkak të reshjeve të shiut.