Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka paralajmëruar vërshime në disa zona të vendit.

Në njoftim thuhet se këto reshje kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme e diku do përcillen edhe me vërshime.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime,” thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu theksohet ngritja e niveleve të lumenjve ditëve në vijim, ku në ato me karakter malor dhe të rrëmbyeshëm do shkaktojë vështirësi kalimi.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë,” thuhet tutje në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

Kryeministri paralajmëron rrezik nga vërshimet, thotë se janë në gatishmëri