Arkiv -Ilustrim
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime në pjesën perëndimore të Kosovës.
Sipas njoftimit të Institutit reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së sotme fillimisht do të përfshijnë pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhduar me intensitet më të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore.
“Intensiteti më i lartë i tyre do të jetë gjatë orëve të para të së nesërmes të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta si dhe erëra më të shprehura”, thuhet në njoftim.
Instituti ka njoftuar se nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta shembje dheu dhe vështirësi në qarkullim, sidomos nëpër zonat/vendbanimet, urbane.