Foto: REL/Reuters

Institucioni parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj kalon në mësim online

Institucioni parashkollor “Nëna Zahide” në Skenderaj do të jetë i mbyllur në dhjetë ditët e ardhshme për shkak se një pjesë e stafit në këtë institucion kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022)”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Tutje është bërë  e ditur gjatë periudhës 10-ditore, procesi edukativo-arsimor për grupin parashkollor do të zhvillohet në sistemin online.