Mësimi online

Institucioni parashkollor në Istog kalon në mësim online

Komuna e Istogut ka njoftuar se kopshti IEAP “Gëzimi ynë” kalon në mësim online.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e numrit të madh të rasteve me infektim të edukatoreve dhe përhapjes së shpejtë të virusit.

“Është marr vendim që kopshti IEAP ‘’ Gëzimi ynë’’ të kaloj në Skenarin C, deri në njoftimin e radhës, duke vëzhguar situatën e pandemisë në këtë institucion është planifikuar që me 02/02/2022, në bazë të raportit të  IKSHPK-së kopshti të rifilloj punën me Skenarin e Rikthimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me pandeminë në bashkëpunim me Task Forcën e këtij kopshti.

“Për çdo zhvillim prindërit do të mbahen të informuar nga stafi përgjegjës i kopshtit ‘’ Gëzimi ynë” në Istog”, thuhet më tutje.