Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit vëzhgon rundin e dytë zgjedhor

Institucioni i  Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se po vëzhgon procesin zgjedhor në të gjitha komunat ku mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve të kryetarëve të komunave.

Në një njoftim Institucioni i Avokatit të Popullit thuhet se zyra qendrore në Prishtinë do të jetë e hapur për të pranuar ankesat eventuale përkitazi me pretendimet për shkelje eventuale të të drejtave të garantuara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të procesit të votimit.

“Ankesat po ashtu mund të drejtohen edhe nëpërmjet adresës elektronike zyrtare të IAP-së [email protected] apo në numrat e telefonit + 383 38 223 782 dhe + 383 38 223 783”, theksohet në njoftim.

Sot  mbahet rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës.

Nga 38 komuna të Kosovës, 21 prej tyre kanë shkuar në balotazh pasi në zgjedhjet e datës 17 tetor kandidatët nuk kishin arritur të marrin mbi 50% të votave, që do u siguronte fitore pa rund të dytë.

Qendrat e votimit nëpër këto komuna janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.