Institucioneve shëndetësore i shtohen edhe 1500 specializantë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka njoftuar se nga sot në Institucionet shëndetësore në vend janë shtuar 1500 specializantë.

Ministri premtoi se  për çdo vit do të bëhen specializime.

“Sot sistemit shendetësor i shtohen edhe 1500 specializantë. Nga dita e parë si ministër nga prioritete tona u përkushtuam në zgjidhjen e një herë e përgjithmonë të problemit të specializimit, diçka që i mungoi Kosovës për pesë vite”, theksoi ai.

Në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike dhe specializime të nevojshme për COVID-19.

Zemaj, gjithashtu tregoi se ku do të fokusohet specializantët.

“225 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 180 në Spitalet e përgjithshme 88 në kujdesin parësorë, 45 nga lugina e Preshevës dhe 28 në Institucionet private shëndetësore. Në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike në prioritet nacional, specializime të nevojshme për COVID-19 dhe specializantët e ardhshëm do të kyçen menjëherë në parandalimin dhe luftimin e virusit”, tregoi tutje Ministri.

Detaje të konkursit për specializimin e mjekëve