Instagram prezanton ndryshime për përdoruesit nën moshën 16-vjeç

Të gjithë përdoruesit nën moshën 16-vjeç do të kenë profile të padukshme ose private në Instagram në cilësimet e tyre bazike, të cilat e bëjnë më të vështirë gjetjen e reklamave të targetuara.

Instagrami i Facebook-ut po prezanton ndryshime të dizajnuara për ti mbrojtur përdoruesit e rinj. Secili përdorues nën moshën 16-vjeç pas aplikimit të parë do të ketë një llogari private që mund ta bëjë publike nëse dëshiron. Secili nën këtë moshë që ka një llogari publike do të marrë një njoftim që do ta inkurajojë që ta kalojë llogarinë në private.

Sipas faqes amerikane për teknologji, Verge, kjo manovër e sigurt është planifikuar për një kohë të gjatë. Në mars, kompania filloi ti dërgonte përkujtues klientëve rë rinj në lidhje me përfitimet e një llogarie private. Sipas dispozitës së fundit, llogaria do të jetë private në cilësimet e paracaktuara.

I gjithë Facebooku po prezanton gjithashtu ndryshime në mënyrat se si reklamuesit mund t’i synojnë njerëzit nën moshën 18-vjeç. Deri më tani, kujtoni, çdo përdorues mund të gjurmohet në internet – qoftë përmes një faqe në Facebook ose ndjekësve të cilët mund të gjinden në shumicën dërrmuese të faqeve të tjera. Kompania mbledh historinë e shfletimit, përdorimin e aplikacioneve dhe gjëra të ngjashme private për të bashkuar një profil reklamimi shumë të saktë përmes të cilit ka si objektiv reklamat.

Reklamuesit nuk do të jenë më në gjendje t’i kenë si objektiv njerëzit nën moshën 18 vjeç – bazuar në moshën, gjininë dhe vendndodhjen e tyre. Rregullat e reja zbatohen për Instagram, Messenger dhe vetë Facebook-un.

Kompania po përpiqet gjithashtu të kufizojë shikueshmërinë e llogarive të të rinjve në Instagram. Facebook thotë se mund të zbulojë “sjellje potencialisht të dyshimta” – që do të thotë se ata mund t’i bllokojnë llogaritë që janë raportuar tashmë nga një person i ri dhe nuk do të jenë në gjendje t’i shohin profilet e njerëzve nën 16-vjeç pas ndryshimeve – qoftë në Reels, Expore ose llogaritë e propozuara.

Ata gjithashtu nuk do të jenë në gjendje t’i shohin komentet e lëna nga njerëzit nën moshën 16-vjeç ose të komentojnë postimet e bëra nga njerëz që kanë më pak se 16-vjeç.

Përgatiti: Nuhi Shala