Instagram prezanton kontrolle të reja

Kontrollet speciale lidhur me përmbajtjen e ndjeshme të quajtur Sensitive Content Control i japin përdoruesit mbikëqyrje mbi sasinë dhe llojin e përmbajtjes që marrin në skedën Explorer.

Facebook i ka paralajmëruar disa cilësime të reja të cilat i japin mundësinë përdoruesve të kufizojnë përmbajtjen potencialisht të ndjeshme në skedën Explore të Instagram. Sipas kompanisë, Sensitive Content Control më e fundit do t’ju japë mundësinë të rregulloni sasinë e përmbajtjes së ndjeshme që mund të jetë ‘shqetësuese apo fyese’.

Në dispozicion do të jenë tri prej këtyre cilësimeve: “Allow”, “Limit” dhe “Advanced Limit”. Asnjë cilësim nuk është shpjeguar ende plotësisht, megjithëse faqja amerikane për teknologji, Verge, pretendon se ka kontaktuar Facebookun për shpjegime të mëtejshme.

Faqja Instagram thotë se përmbajtja e ndjeshme mund të përfshijë postime seksuale sugjestive ose të dhunshme, si dhe postime që promovojnë gjëra të tilla si përdorimi i duhanit ose drogës. Facebook, pavarësisht asaj se sa i rregulloni ju cilësimet, në Instagram do të vazhdojë të përpiqet të ndjekë “Rregullat e Rekomanduara” për postimet.

Kjo do të thotë që shkeljet e postimeve do të fshihen automatikisht dhe se Sensitive Content Control  ofron vetëm më shumë mundësi për sasinë e përmbajtjes së ndjeshme që një përdorues dëshiron të hasë në skedën Explore.

Ne do të arrijmë tek cilësimi përmes cilësimeve duke klikuar te Settings > Account > Sensitive Content Control. Kjo karakteristikë do të vijë tek përdoruesit në mënyrë graduale, që do të thotë se disa do të kenë qasje para të tjerëve.

Njoftimi për ardhjen e cilësimeve të reja vjen në mes të angazhimit në rritje të rrjeteve sociale për të ofruar përmbajtjen që një pjesë e audiencës dëshiron të shmangë për ata që kërkojnë gjëra të tilla më së shumti – pa shkelur rregullat e saj. TikTok prezantoi kështu paralajmërime për video të dhunshme vitin e kaluar, ndërsa Pinterest ndaloi reklamat për produktet e humbjes së peshës.

Përktheu: Nuhi Shala