Instagram do ta kërkojë datëlindjen tuaj për shkaqe sigurie 

Instagram po bën një ndryshim të ri në rregullat e tij, dhe do të kërkojë nga përdoruesit ta paraqesin datën e lindjes së tyre në këtë kompani. Nëse nuk e jipni ditëlindjen tuaj pas rikujtuesëve të përsëritur, nuk do të jeni në gjendje të përdorni shërbimin më tutje.

Kompania tha se kjo veçori do ta ndihmojë atë në përmirësimin e sigurisë së përdoruesit dhe do të lejojë që platforma të krijojë më shumë veçori për këtë qëllim.

Gjatë muajve të fundit, Instagram ka ndërtuar një ton mjetesh që lidhen me sigurinë e adoleshentëve.

Në muajin mars, kjo kompani lansoi një veçori të mundësuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) për të parandaluar që të rriturit të dërgojnë mesazhe tek fëmijët.

Muajin e kaluar, ajo i bëri të gjitha llogaritë e reja nën moshën 16 vjeç private si parazgjedhje (by default).

Nëse nuk e keni shtuar ditëlindjen tuaj ndërkohë që jeni pjesë e Instagramit, atëherë Instagram do t’ju tregojë një njoftim që ndërlidhet shumë herë me të- sikurse ky njoftimi i treguar si më poshtë.

Instagram do t’ju përkujtojë të ndani ditëlindjen tuaj përmes një njoftimi/Instagram 

Kompania gjithashtu planifikon të kufizojë përmbajtje të caktuar bazuar në grupmosha të ndryshme. Do t’ju kërkojë të ndani ditëlindjen tuaj – nëse nuk e keni ndarë atë – para se të shihni përmbajtje që mund të jetë e ndjeshme.

Linku: https://thenextweb.com/news/instagram-birthday-saftey-ads-analysis