Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Inspektori pengohet e fyhet gjatë aksionit të lirimit të hapësirave publike në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi ka penguar një inspektor komunal të Prishtinës gjatë kryerjes së detyrës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi në një prononcim për KALLXO.com ka deklaruar se inspektori ishte gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike që janë uzurpuar në sheshet e kryeqytetit.

Dushi deklaroi se i dyshuari ka ofenduar e fyer inspektorin.

“Aksioni do të vazhdojë edhe sot në pjesën tjetër të sheshit. Tash për tash jemi duke liruar hapësirat e uzurpuara në shesh dhe mbi pllato”, ka bërë të ditur tuje drejtori Dushi.