Inspektori i Punës kanoset nga pronari i firmës së ndërtimit

Një inspektor në Ministrinë e Punës është kanosur para dy ditëve nga një person i dyshuar.

Sipas njoftimit të bërë nga policisa, inspektori është kanosur nga një pronar i një firme të ndërtimit.

Rasti sipas policisë ka ndodhur para dy ditëve, rreth orës 11:30.

Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka cilësuar rastin dhe ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.