Inspektori i ATK-së akuzohet se mori 7 mijë euro ryshfet

Dyshimet për ryshfet prej 7 mijë eurosh kanë nxjerrë sot në bankën e të akuzuarve Samir Smajlin, inspektor tatimor dhe Begjet Bicin, drejtor i agjencisë turistike, Bici.com.

Gjatë seancës së sotme, në fazën e parë të fillim të procedurës që të dy të pandehurit u deklaruan se ndihen plotësisht të pafajshëm lidhur me veprat penale që u vihen në barrë.

Dosja e prokurorisë shpjegon se i akuzuari Samir Smajli në muajin nëntor të vitit 2019, në cilësinë e personit zyrtar në Administratë Tatimore të Kosovës (ATK), me pozitë Inspektor Tatimor, në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është takuar me të pandehurin Behgjet Bici- drejtorin e Kompanisë, përkatësisht Agjensionit Turistik “Bici-com”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Samir Smajli ka kërkuar dhe marrë ryshfet shumën e parave prej 7 mijë eurove nga i pandehuri Behgjet Bici, me qëllim për ta ndihmuar rreth ribursimit të mjeteve prej 166 mijë.

Për dhënien e ryshfetit akuzohet Behgjet Bici, drejtorin e kompanisë, Bici.com