Kuleta me para që iu vodh pushuesit nga Mitrovica - Foto: Policia e Shtetit

Inspektori i ATK largohet nga puna pasi mori 300 euro

I dënuari me gjashtë muaj burgim për marrje ryshfeti, inspektori i ATK-së, Lavdim Rexhepi është larguar përfundimisht nga puna me vendim të Administratës Tatimore të Kosovës.

Rexhepi u shpall fajtor pasi në nëntor të vitit 2018 kishte marrë 300 euro ryshfet nga Lejla Krasniqi për t’ia rregulluar deklaratat tatimore për biznesin e saj.

Këto para inspektorit i ishin dhënë gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe menjëherë pas marrjes së parave ishte ndaluar nga Policia.

Përpos dënimit me gjashtë muaj burgim, tashmë ish-inspektori Rexhepi është dënuar edhe me 3 mijë euro gjobë.

Ai  kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin dhe kjo marrëveshje ishte aprovuar edhe nga gjyqtari Lutfi Shala.

Lidhur me këtë rast, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se pas dënimit kanë marrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës me inspektorin Lavdim Rexhepi.

Inspektori i ATK-së i dënuar për korrupsion largohet nga puna