Foto: Facebook/Komuna e Mitrovicës

Inspektorët ndërprenë punimet e gurëthyesit në Kçiq të Madh

Inspektorët komunal të Komunës së Mitrovicës kanë ndërprerë punimet e gurëthyesit në fshatin Kçiq të Madh sipas vendimit të MMPHI-së

Përmes një njoftimin në Facebook, Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka inspektuar gurëthyesin në fshatin Kçiq të Madh.

“Kjo vizitë është realizuar pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndërprerje të punimeve, me ç’ rast në zbatim të këtij vendimit të ministrisë, janë vendosur edhe shiritat për ndalim të menjëhershëm të punës. Po ashtu operatorit ekonomik i’u është shqiptuar edhe një gjobë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Më poshtë postimi i plotë i Komunës:

Inspektorët komunal ndërprenë punimet e gurëthyesit në fshatin Kçiq të Madh sipas vendimit të MMPHI-së

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës gjatë ditës së sotme ka inspektuar gurëthyesin në fshatin Kçiq të Madh.

Kjo vizitë është realizuar pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndërprerje të punimeve, me ç’ rast në zbatim të këtij vendimit të ministrisë, janë vendosur edhe shiritat për ndalim të menjëhershëm të punës. Po ashtu operatorit ekonomik i’u është shqiptuar edhe një gjobë.

Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur se deri në një vendim të ministrisë përkatëse do të vazhdohet me inspektim.

Ndërkaq, drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, ka falënderuar të gjithë qytetarët në mbështetjen e këtij aksioni dhe për bashkëpunimin e treguar me këtë drejtori, duke potencuar se edhe më tutje do të punohet në përmbushjen e të gjitha kërkesave të adresuara nga vet qytetarët.