Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Inspektorët largojnë shitësit ambulantë nga sheshi i Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot inspektorët kanë larguar nga sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët, sipas tij, veprojnë aty pa leje.

Rama ka deklaruar se nuk do të lejojnë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara.

“Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka shkruar i pari i Prishtinës, në rrjetin social “Facebook”.