Ilustrim

Inspektorët fillojnë hetimet për kiflet e skaduara në Prishtinë

Pasi që dje nxënësve të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë u janë shpërndarë kifle që datën e skadencës e kishin në fund të muajit të kaluar, inspektorët sanitarë sot kanë dalur në teren që të merren me këtë çështje.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë Shpresa Shala, e cila shtoi se nuk kanë ende një raport nga ana e tyre nëse kiflet vërtetë kishin skaduar, apo ishte vetëm problem teknik, siç ka pretenduar Komuna.

“Sot ka qenë inspeksioni sanitar në shkollë dhe ata janë marrë me rastin e kilfeve. Nuk jam e informume për rezultatet, por e kanë bë një raport ata por s’kemi ende diçka të konfirmume. Por në fakt ka qenë një gabim teknik sepse nëse një muaj nëse kish nejt një kifle ish myk, por nuk do të thotë që ne nuk duhet me pas parasysh që shkollat duhet me i kontrollu për çdo ditë afatet e kifleve”, ka thënë Shala.

Ndërsa, disa orë më parë në një njoftim për media Komuna e Prishtinës ka deklaruar se pas këtij rasti kanë kontaktuar operatorin ekonomik “Premium Bakery” për të marrë informata të sakta lidhur më rastin, të cilët sipas tyre kanë thënë se gabimi ka qenë i natyrës teknike në ambalazhim.

Kiflet e Shpend Ahmetit shërbehen pa afat në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë

www.kallxo.com