Foto: Ilustrim

Inspektorët dënojnë me 400 euro gjobë biznesin në Mitrovicë, mashtroi konsumatorin

Me 400 euro gjobë është dënuar një subjekt afarist në Mitrovicë nga inspektorët komunal pasi i njëjti ka mashtruar një konsumator.

Në vendimin e Inspekcionit thuhet se çmimi i reklamuar i produktit ishte ndryshe nga ai që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.