Ilustrim

Inspektorati Policor nis hetime për incidentin në Leposaviq

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime për incidentin që ndodhi të hënën pranë urës së Bistricës në Leposaviq, ku dyshohet se Policia e Kosovës kishte shtënë me armë zjarri ndaj një veture e cila i kishte sulmuar duke i goditur.

Një veturë me dy të dyshuar ka arritur që të godas një veturë të Policisë, duke rrezikuar kështu jetën e zyrtarëve që gjendeshin aty.

Me qëllim që të neutralizohet rreziku i shkaktuar, zyrtarët policorë prezent gjuajtën me armë zjarri të dyshuarit, të cilët pas incidentit arritën që të largohen nga vendngjarja.

Ky rast është duke u hetuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë thënë se kanë angazhuar një ekip të hetuesve.

“IPK ju konfirmon se është njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Një ekip e hetuesve të IPK-së është angazhuar menjëherë përderisa veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së” – kanë thënë nga IPK për KALLXO.com.

Në anën tjetër, në një njoftim të Policisë së Kosovës është treguar se dy të dyshuarit në këtë rast janë verifikuar dhe kanë rezultuar ne përfshire në veprimtari të ndryshme kriminale.

I dyshuari i parë, Dushan Slaviq, 32-vjeçar, dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, ku përfshihen vepra si vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje e vepra të tjera.

Madje për të njëjtin është thënë se edhe ka kryer mbi 20 kundërvajtje.

I dyshuari i dytë, Millan Deleviq, 38-vjeçar, dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale të ndryshme si vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova e të tjera. Përderisa ai thuhet se a kryer edhe 3 kundërvajtje.

Incidenti në Leposaviq, Policia: Njëri nga të dyshuarit dyshohet për 80 vepra penale, tjetri për 17