Inspektorati Policor heton rastin e plagosjes së një personi nga polici

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar ta trajtojë incidentin ku një pjesëtar i Policisë ka plagosur me armë zjarri një person në Graçanicë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KALLXO.com.

Një incident ku një person u plagos me armë zjarri nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndodhur sonte në Graçanicë.

Burime të KALLXO.com thonë se Policia kishte ndaluar një të dyshuar, i cili u ka ikur policëve dhe gjatë ikjes ai është ndihmuar nga një shok i tij.

Ndërsa, gjatë ndjekjes, polici A.A. ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit, duke e qëlluar shokun e këtij të fundit.

Viktima është qëlluar në krah dhe është dërguar për trajtim mjekësor.