Inspektorati në Gjilan mbyllë një Call Center

Një biznes Call Center me numër të madh të punëtorëve është mbyllur sot në Gjilan.

Sipas drejtorit komunal të Inspektoratit, Nevzat Rushiti, biznesi pas dy vizitave të bëra nga Inspektorati, ka pranuar ta mbyllë biznesin dhe t’i lirojë punëtorët duke respektuar vendimin e qeverisë për minimizimin e numrit të punëtorëve.

Sipas Inspektoratit, numri i punëtorëve që kanë qenë duke punuar në këtë biznes ka qenë i madh në hapësirë të vogël.