Foto: Facebook/ Komuna e Ferizajt

Inspektorati në Ferizaj, mbyllen bizneset që nuk respektuan vendimin

 

Gjashtë ekipe të inspektoratit në Ferizaj që nga orët e hershme të mëngjesit kanë qenë në terren për të mbikëqyrur se sa është zbatuar vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës, thuhet në ueb- faqen e komunës.

Tutje në këtë njoftim thuhet së në përgjithësi është zbatuar ky vendim, vetëm në disa raste ku me procesverbal i është ndalur ushtrimi i veprimtarisë, për të cilën Inspektorati i Komunës ka proceduar disa ligje në fuqi.

Gjithashtu, janë kontrolluar edhe tregjet në këtë komunë, ku të gjitha kanë respektuar vendimin e mbrëmshëm për mbyllje të tyre.

Inspektorati i Komunës apelon tek bizneset që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën do të gjobiten për mosrespektim të vendimit, thuhet në fund të këtij njoftimi.