FOTO: ANP "Adem Jashari"

Inspektorati kërkon nga LIMAK kthimin e 51 punëtorëve të larguar nga puna

Inspektorati i Punës, ka marrë vendim që ti kthejë në punë në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” 51 punëtorë të larguar nga puna javë më parë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Valon Leci, ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës.

“Bëhet fjalë për 23 të punësuar që ka pasur vendim për largim dhe për 28 punësuar që ka pasur njoftim për mosvazhdim të marrëdhënies së punës, vendimi është protokolu këtë javë, dhe kompania ka 8 ditë në dispozicion”, ka thënë ai.

Leci ka përmendur edhe shkeljet të cilat i kanë hasur gjatë hetimeve për largimin e punëtorëve.

“Janë hasur një numër i madh i shkeljeve duke filluar prej tyre që i kanë mbi 10 vite përvojë pune, vlerësimi i performancës së punës ka pasur parregullsi, poa shtu ka pasur edhe diskriminim të punëtorëve”, ka thënë tutje ai.

KALLXO.com, kishe raportuar për largimin nga puna të pa paralajmërim mbi 20 punëtorëve.

Ndërsa sindikata pretendon se Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” që nga janari ka larguar nga puna 54 punëtorë të sektorëve të ndryshme si shenjë ‘hakmarrje’ për grevën të cilën punëtorët e kanë mbajtur në muajin gusht.

Aeroporti i Prishtinës largon nga puna pa paralajmërim mbi 20 punëtorë