Inspektorati i Punës merr vendim për ta kthyer në krye të Trepçës Basri Ibrahimin

Basri Ibrahimi mund të kthehet në krye të Ndërmarrjes “Trepça” pasi u shkarkua nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në mes të muajit prill nga Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve i kësaj ndërmarrjeje.

Basri Ibrahimi para se të bëhej kryeshef ekzekutiv në “Trepçë” ishte kryeinspektor në Inspektoratin e Punës. Ky inspektorat tani e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e ish-kryeshefit, Basri Ibrahimi dhe si e tillë është obliguar Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve të “Trepçës” që ta kthej në punë atë.

Vetë Ibrahimi e kishte quajtur vendimin për shkarkimin e tij politik dhe pa bazë ligjore.

Siç ka argumentuar Inspektori, Vehbi Malaj, nga Inspektoratit të Punës në rajonin e Mitrovicës, Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve nuk kishte kuorum për marrjen e një vendimi të tillë, pasi, siç është thënë në vendim, ishin vetëm katër anëtar të Bordit e jo nëntë, siç parashihet me legjislacionin në fuqi.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës përmenden edhe arsyet e shkarkimit, të cilat janë vlerësuar si të pabaza. Gjithashtu, në vendim thuhet se është shkelur Ligji i Punës.

KALLXO.com raportoi mbi një konkurs i cili ishte hapur në “Trepçë” vetëm pak javë para se të mbaheshin zgjedhjet nacionale në vend, më 6 tetor 2019. Pas raportimit të emisionit “Jeta në Kosovë” ishte shkarkuar Bordi Mbikëqyrës i Drejtorëve e më vonë edhe kryeshefi ekzekutiv, Basri Ibrahimi.

Në mes të muajit të kaluar, Basri Ibrhaimi kishte bërë një kallëzim penal ndaj ish-ministres, Rozeta Hajdari dhe Bordit të Përkohshëm Mbikëqyrës.

Ky është vendimi i plotë i Inspektoratit të Punës dhe insektarit, Vehbi Malaj: