Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Inspektorati i Punës anulon gjobën ndaj RTK-së dhe drejtorit të përgjithshëm

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Inspektorati i Punës ka anuluar vendimin paraprak për dënimin prej 4 mijë e 900 euro për Radiotelevizionin e Kosovës dhe dënimin 500 euro për drejtorin e përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj në rastin e shkarkimit nga pozita të drejtorit të marketingut.

Në këtë vendim thuhet se “ IP vendosi që të anuloj dhe shfuqizoj tërësisht vendimin e datës 12 janar 2023 dhe vendimin e datës 27 qershor 2022”.

Inspektori i Punës e ka hedhur poshtë edhe ankesën e ish-udhëheqësit të marketingut lidhur me shkarkimin e tij.

Inspektorati i Punës në vendimin fillestar kishte vendosur që të dënoj Radiotelevizionin e Kosovës me 4,900 euro gjobë si dhe drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro.

Në shkurt të këtij për KALLXO.com Inspektorati i Punës kishte konfirmuar se vendimi nuk është përfundimtar ende për shkak që RTK kishte ankimuar vendimin.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Arjan Sahitin ish udhëheqës i departamentit të marketingut dhe është në pritje të përgjigjes.

Sipas vendimit të shkallës së parë (vendim i cili është anuluar) të marrë në janar nga Inspektorati i Punës, RTK ka shkelur Ligjin e Punës, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës dhe Rregulloren për përgjegjësi materiale dhe disiplinore të RTK-së me shkarkimin nga pozita e drejtorit të marketing dhe sistemin e tij si Zyrtar i Arkivit në Arkivin e Administratës.

Inspektorati i Punës e dënoi rreth 4900 euro RTK-në për vendimin e shkarkimit të drejtorit të marketingut