Inspektorati i anulon shkarkimet e bordit të qeverisë Kurti në Telekom

Inspektorati i Punës ka nxjerrë vendimin i cili obligon Telekomin e Kosovës ta anulojë shkarkimin e ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Në vendimin të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se nëse vendimi i Inspektorit të Punës nuk respektohet nga Telekomi i Kosovës, ky organ mund ta padisë ndërmarrjen publike.

Vendimi për shkarkimin e Bedri Istrefit është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Vendimi parasheh edhe disa obligime për Telekomin e Kosovës.

“Të anulojë vendimin me nr.prot.01-1302, të datës 25/04.2020, të Telekomit të Kosovës dhe të njoftoj Inspektorin e Punës brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra në eliminimin e parregullsive juridike të konstatuara. Në rast të mos ekzekutimit të këtij vendimi Telekomit të Kosovës do të shqiptohet masa e ndëshkimit me gjobë, për mos ekzekutim të vendimit në përputhje sipas dispozitave”, thuhet në vendimin e Inspektorit Ardian Megjani nga Inspektorati i Punës.

Bedri Istrefi u shkarkua më 24 prill 2020 nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës.

Ditën kur u shkarkua, Istrefi pati shumë akuza ndaj partisë Lëvizja Vendvendosje dhe tha se shkarkimi i tij është politik.

Ky është vendimi i plotë i Inspektoratit të Punës: