Ilustrim

Inspektorati heton vdekjen e një punëtori në minierën e “Trepçës"

Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale ka njoftuar se më 25 prill 2020 ka ndodhur një aksident me fatalitet-vdekje e një punëtori në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori 52 vjeçar me inicialet M.M. I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Pas këtij rasti, Kryeinspektori i minierave, Fatmir Gërguri, ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kanë dalë në vend të ngjarjes.

Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac , udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Pas nxjerrjes së trupit të viktimës nga vendi i aksidentit, trupi i viktimës është përcjellë për obduksion në QKUK në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.

Zveçan – Shembje dheu ne Trepçë, vdes një punëtor