Inspektorati Farmaceutik kryejnë inspektim në Mitrovicë të Veriut, pengohen nga banorët

Inspektorati Farmaceutik i Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e Kosovës sot kanë kryer inspektim të rregullt në një barnatore në veri të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa të njëjtit kanë shtuar se disa qytetarë kanë tentuar të pengojnë punën e Inspektoratit Farmaceutik.

“Inspektorati farmaceutik në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e Kosovës ka kryer sot një inspektim në një barnatore në veri të Kosovës inspektimi ka qenë i zakonshëm sikur inspektimet e përditshme që kryhen kudo dhe lidhur me të gjeturat inspektorati dhe policia do të bëjnë raport, e keni pa në media që ka pasur njerëz civil që janë grumbulluar aty dhe kanë penguar në punë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për KALLXO.com

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe deri në publikim të këtij lajmi ata nuk kanë kthyer përgjigje.