Nijazi Thaçi, drejtor i KEK-ut

Inspektorati e kthen në krye të KEK-ut kushëririn e Hashim Thaçit (DOKUMENT)

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin.

Ky i fundit ishte shkarkuar nga bordi i përkohshëm i KEK-ut më 24 prill të këtij viti.

Inspektorati i Punës i ka kërkuar bordit të përkohshëm që ta anulojë vendimin për shkarkimin e Thaçit nga pozita e kryshefit.

Nijazi Thaçi është kushëri i presidentit Hashim Thaçi.

“Vendimi i tillë i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve për ndërprerje të marrëdhënies së punës, pa provë të vërejtjeve me shkrim, për përformancë të dobët dhe pa prova tjera të shkeljes së kryerjes së detyrave të punës, është e padrejtë dhe bie ndesh me dispozitat ligjore dhe praktikat gjyqësore dhe me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.

https://kallxo.com/lajm/bordi-i-qeverise-kurti-shkarkon-kusheririn-e-hashim-thacit/