Inspektorati e gjen duke punuar në kafiteri personin që ishte në vet-izolim

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin në një kafiteri kanë hasur një punëtor të mitur, i cili ishte në masën e vet-izolim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij është iniciuar rast.

Rasti ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës gjatë ditës së djeshme.

Inspektorati Komunal e ka mbyllur lokalin. Me vendim të Prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.