Ndalohet pirja e duhanit - Foto: KALLXO.com

Inspektimi për pirjen e duhanit, AUV investon rreth 1 mijë euro për blerjen e bllokave për gjoba

Inspektimi i shtuar nga inspektorët e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit për pirjen e duhanit brenda ambienteve të mbyllura ka shtyrë këtë institucion që të pajiset me blloka A4 për shkrimin e gjobave.

Për të gjitha ata që shkelin Ligjin për duhanin në Kosovë, gjobat janë gati, pasi për këtë qëllim, Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit [AVU] ka nënshkruar kontratë për tu furnizuar me blloka A4 për gjoba.

Nëpërmjet kontratës së nënshkruar në vlerë 989 euro me kompaninë “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P”, pritet të furnizohet me gjithsej 230 copë.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar në platformën elektronike për prokurim publik “e-prokurimi”, për blerjen e këtyre bllokave, mjetet janë siguruar nga Buxheti i Kosovës, ndërsa procedura e vlerës minimale, ishte lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.