Inspektime e gjoba për lokalet afariste e personat fizik nga AUV në Ferizaj

Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në Ferizaj për mbikqyrje të masave antiCOVID. KALLXO.com mëson nga zëdhënësi i këtij institucioni Lamir Thaçi, se ka pasur gjoba dhe kudo që Inspektoriati ka hasur në shkelje ka vepruar konform mandatit ligjor.
“Lokalet e gastronomisë që janë zënë duke shërbyer brenda, janë gjobitur sipas ligjit antiCOVID. Në një rast bashkë me policinë janë gjobitur personat fizik të cilët janë mbledhur para lokaleve, thotë Thaçi, duke arsyetur veprimin, pasi sipas tij, “aty nuk është respektuar distanca dhe numri i personave ka qenë mbi numrin e lejuar për grumbullim”.

Inspektoriati në këtë aksion në Ferizaj, ka bërë 56 inspektime dhe ka shqiptuar 10 gjoba juridike dhe 10 gjoba për personat fizik.