Inspeksioni në Prishtinë kontrollon kafiteritë për respektimin e masave

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se sot inspektorët po kontrollojnë lokalet dhe kafiteritë në kryeqytet, për respektimin e masave kundër COVID-19.

Tahiri ka bërë të ditur se lokalet po kontrollohen për të parë nëse iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve, për pastërti, masa mbrojtëse dhe distancë mes njerëzve.

“Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më herët mund të kthehemi në normaliteti. Falënderoj gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtëzakonshëm në këtë periudhë. Uroj që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

Kafiteritë dhe sektori gastronomisë janë rihapur që nga data 18 maj, që përfshihen në fazën e dytë të qeverisë për zbutjen e masave, ndërsa kanë të drejtë të ofrojnë vetëm shërbimin ‘merre me vete’.

Prishtinë, fillon hapja e pjesshme e kafiterive – FOTO