Inspeksioni i Prishtinës liron hapësirat e uzurpuara dhe shitësit ilegalë te stacioni i trenit
Kryetari Përparim Rama bashkë me drejtorinë e Inspeksionit dhe atë të Parqeve, ishin të pranishëm gjatë aksionit për largimin e shitësve ilegale si dhe ndërtimeve ilegale afër stacionit të trenit.
Kjo hapësirë pritet të shndërrohet në park për banorët e zonës.
Për vite të tera këtu ishin të vendosur ilegalisht shitësit e materialeve te ndryshme ndërtimore bashkë me mjetet e tyre.
Kjo hapësirë publike e liruar (rreth gjysmë hektari) planifikohet te pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave te tjera dhe të shndërrohet në hapësire të gjelbëruar.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se i kanë shpallur luftë ndërtimeve ilegale dhe se do vazhdojnë edhe më tutje me lirim të hapësirave të uzurpuara dhe shtim të gjelbërimit.
Drejtori i Inspekcionit Florian Dushi tha se për disa objekte në këtë zonë dihet të flasin edhe me hekurudhat pasi është pronë e tyre.
Kurse për hapësirën në tërësi, sipas tij, ka pas shumë ankesa nga banorët e zonës për pluhur e papastërti.