Ndërtimi në trotuar - Foto: Komuna e Mitrovicës

Inspekcioni ia largon ndërtimin në trotuar një lokali në Mitrovicë

Gjatë punës në terren, inspektorët komunal të ndërtimit kanë hasur në një subjekt afarist që përmes punimeve kishte uzurpuar trotuarin në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë.

Me këtë rast ata e kanë obliguar pronarin e këtij lokali që ta lirojë hapësirën publike të uzurpuar.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi, ku tutje është thënë se paraprakisht nuk është marrë leje nga organet komunale për vendosjen e këtij aneksi në trotuar.

“Sipas inspektorëve komunal subjekti afarist gjatë ditëve të vikendit ka vendosur aneksin në trotuar, pa leje adekuate nga organet komunale” është thënë në njoftim.

“Me këtë rast, inspektorët komunal kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm ta largoj aneksin e vendosur dhe hapësirën publike ta kthej në gjendje të mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore” është bërë e ditur tutje në njoftim.