Inovatori nga Singapori tregon si u menaxhua situata me coronavirus

Inovatori shqiptar në Singapor, Epi Ludvik, tregoi ‘sekretin’ e këtij  vendi për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

“Kemi të bëjmë me vende që kanë qenë reactive, active dhe vende si Singapori që janë proaktive dhe kjo e ka bërë Singaporin jashtë rrezikut. Së pari është edukata e popullësisë por edhe një mësim që e kanë marrë prej 2002 gjatë SARS-it, dhe e kanë bërë praktikë vite pas viteve”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ai tregoi se me shfaqjen e rasteve të para të coronavirusit nga vendet e Kinës, Singapori mori disa masa.

“Menjëherë ka qenë një izolim i këtij virusi nga vendet e Kinës, mënjehërë të ardhurit që vinin nga këto vende i kanë dërguar në Karantinë dhe kjo ishte gjëja e parë që e kanë bërë. Dhe pas disa javësh i kanë mbyllur kufinjt, por shkolla s’është ndalur”, ka shtuar Luvdik.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” është duke u debatuar me shiptarët që po punojnë në luftimin e pandemisë në Amerikë, Itali, Angli e Singapor.