Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

‘INJECT” publikon videon për raportimin e dhunës në familjes 

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “INJECT” ka përgatitur një video senzibilizuese për raportimin e dhunës në familje. 

Kjo video është duke u implemntuar në kuadër të projektin “Sigurimi i qasjes së grave në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies institucionale dhe ka për qëllim të rritjen e profesionalizmit në institucione për të ofruar trajtim adekuat për rastet e dhunës në familje, ndarjen e pasurisë së përbashkët dhe mirëmbajtjen financiare. 

Në këtë video, qytetarët mund të njiheni me disa nga të drejta që janë të garantuara me ligj dhe që u takojnë viktimave të dhunës gjatë raportimit, njohja e të cilave është e domosdoshme për të pasur një qasje më të afërt me institucionet e drejtësisë. 

Një numër i konsiderueshëm i rasteve të viktimave të dhunës në familje, kontaktin e parë e kanë me policinë, tek e cila kërkojnë mbrojtje dhe siguri. Duke pasur parasysh traumën e fituar si rrethojë e dhunës së ushtruar ndaj viktimave, kuptohet qe roli i policisë në këtë drejtim është jashtëzakonisht i rëndësishëm. 

Gjithashtu “INJECT” së shpejti do të publikojë një raport lidhur me Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Raste të Dhunës në Familje”.