Inicohet për në Kuvend shkarkimi i bordit të RTK-së

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me shumicë votash ka iniciuar shkarkimin e bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Sipas procedurave, shkarkimi i bordit të RTK-së do të shkojë si pikë e rendit të ditës në Kuvend.

Bordi i RTK-së është i përbërë nga Sali Bashota si kryetar, Agron Gashi anëtar, Lirim Geci, anëtar, Fadil Miftari anëtar, Ilir Bytyçi, anëtar, Bajram Mjeku anëtar, Petrit Musolli anëtar dhe Albinot Maloku anëtar.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin edhe Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët nuk morën pjesë në votim.

Debat në mes deputetëve për shkarkimin e bordit të RTK-së