Iniciohet shkarkimi i Nehat Thaçit, drejtorit të Shërbimit Korrektues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka kërkuar nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, që të shqyrtojë veprimet e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi duke kërkuar të vendosin për shkarkimin e tij.

Kjo si shkak i dhënies në shfrytëzim të një prone në Vushtrri nga SHKK.

“Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet një njoftim për shkelje brenda Shërbimit Korrektues për dhënie në shfrytëzim të pronës, për një kompani që nuk i plotësonte kushtet. Bëhet fjalë për 2 ha tokë, kurse dje e kemi pranuar raportin e brendshëm të auditorit e cili e ka evidentuar këtë”, ka thënë Haxhiu.

Zëvëndësministri i MD, Blerim Sallahu ka theksuar se prona e cila është jep në shfrytëzim nga SHKK i është dhënë në mënyrë të kundërligjshme një kompanie e cila nuk ka qenë e regjistruar në ARBK në momentin është dhënë kontrata.

“Kompania që ka fitu kontratë nuk ka pas çertifkatë të biznesit këtë çertifikatë e ka pranu pesë orë pasi ka pranu kontratë për shfrytëzimin e pronës. Baza ligjore nuk jep të drejtë për dhënien në shfrytëzim të asaj prone. Në kundërshtim me ligjin akterët e përfshirë kanë lidhur kontratën e cila jep në shfrytëzim pronën e MD dhe SHKK ndërsa në këmbim është marrë çmim banal prej 2100 euro në muaj, ndërsa sipas vlerës së tregut çmimi është më i lartë. Kompania ka demolu hotelin Vicinaum dhe objekte të tjera, kemi të bëjmë më ndërmarrja të përbashkët kriminale. Kontrata është nënshkruar nga Nehat Thaçi”, ka thënë Sallahu

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Nehat Thaçin por që i njejti ka qenë i paqasshëm.