Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve Protesta Para Qeverisë

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, kanë thirrur një protestë para qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të organizatorëve, përmes kësaj proteste ata po kërkojnë zbatimin e kornizës ligjore për aftësinë e kufizuar, me theks të veçantë për normat ligjore që sigurojnë punësimin e tyre.

Protesta pritet të mbahet përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me fillim në ora 11:00.