www.pixabay.com

www.pixabay.com

Inflacioni ‘barikadohet’ në markete, 11.6% vetëm në muajin nëntor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), bën të ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.3 për qind më i lartë në muajin nëntor 2022, se një muaj më parë, ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021, inflacioni ishte 11.6 për qind.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3 për qind në muajin nëntor 2022, krahasuar me muajin tetor 2022.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energji elektrike 4.0 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 2.2 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 2.1 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 1.5 për qind, kafe, çaj dhe kakao 1.2 për qind, perime 1.1 për qind, bukë dhe drithëra 1.0 për qind, mish 0.9 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 0.7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

ASK tregon se ku pati rënie çmimesh në muajin nëntor të sivjetëm.

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.3%); veshje (-3.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.”-thuhet në komunikatë

Norma vjetore e inflacionit e muajit nëntor 11.6%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6 për qind në muajin nëntor të këtij viti krahasuar me muajin nëntor të vitit 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.  43.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore 34.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 24.7 për qind, bukë dhe drithëra 21.9 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 21.3 për qind, mish 21.2 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 18.5 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira  18.3 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj.

17.2 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 16.2 për qind, shërbime hoteliere 11.7 për qind, kafe, çaj dhe kakao 11.1 për qind, gaz 11.0 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 10.7 për qind, kujdes personal 10.5 për qind, mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 9.7 për qind, peshq 9.6 për qind, perime 8.5 për qind, shërbime për transport 8.5 për qind, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare 8.5 për qind, pije alkoolike 7.8 për qind, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 7.8 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 7.7 për qind, mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 6.8 për qind, gjëra personale 6.0 për qind, duhan 5.3 për qind, qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës 4.9 për qind, pajisje shtëpiake 4.4 për qind, energji elektrike 4.0 për qind, pemë 3.6 për qind, produkte farmaceutike 3.2 për qind, gazeta, libra dhe materiale për zyra 2.4 për qind, blerje e automjeteve 1.9 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2022.