Ilustrim

Infertiliteti te meshkujt dhe rreziku nga kanceri i prostatës

Meshkujt të cilët marrin trajtim për fertilitet kanë gjasa më të mëdha që pas një kohe të rrezikohen nga kanceri i prostatës, thotë një studim raporton BBC.

Hulumtimi në “Revistën mjekësore britanike” përfshiu 1.2 milion shtatzënitë  e 20 viteve të fundit në Suedi.

Meshkujt që marrin trajtim ICSI- një trajtim për infertilitet- kishin një rrezik të shtuar nga kanceri i prostatës.

Por disa hulumtues britanikë nga qendra për diagnostifikim të kancerit të prostatës thanë se hulumtimi duhet të jetë më i zgjeruar në gjitha llojet e moshave para se të bëhen konkludime të tilla.

Hulumtues nga Universiteti i Lund-it në Suedi përdoren të dhëna nga regjistri nacional i lindjeve dhe kancereve, duke shikuar më shumë se 1 milion lindje nga viti 1994-2014, dhe rastet e kancerit.

Pjesa më e madhe e foshnjave, 97%, ishin ngjizur në mënyrë natyrale, ndërsa 20,618 (1.7%) me metodën IVF, edhe pse këto të dhëna nuk tregojnë se cilit partner i përkisnin problemet infertilizuese.

14,882 (1.3%)  lindje rezultuan nga metoda ICSI, ku një sasi sperme injektohet direkt në vezë. Kjo metodë ishte përdorur për herë të parë në Suedi në vitin 1992.

Në mesin e grupit të lindjeve natyrale 3,244 (0.28%), ishin diagnostifikuar me kancer të prostatës, krahasuar me 77 (0.37%) në mesin e IVF dhe  63(0.42%) të atyre që përdorën ICSI.

Meshkujt në mesin ICSI poashtu rrisin rrezikun e prekjes nga ky kancer para moshës 55 vjeçare.

Profesori Yvonne Lundberg Giwercman, që i priu studimit, tha për BBC: “Numri i të prekurve nga kanceri i prostatës është i vogël, por këta meshkuj janë shumë të rinj”.

Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffielfd, tha: “Është shumë e rëndësishme që ta qartësojmë se kanceri nuk vjen vetëm nga përdorimi i këtyre teknikave, por ndoshta lidhet me ndonjë shkak të ngjashëm, ndoshta çdo mashkull në të 20-tat dhe 30-tat e tyre që përballen me probleme të tilla duhet t’u shpjegohet se çfarë do thotë kjo për ta në një moshë më të shtyrë në mënyrë  që të jenë në dijeni me problemet e së ardhmes, dhe të inkurajohen të vizitojnë një GP, sa më shpesh që të munden”.

“Evidenca të pakëta”

Simon Grieveson nga Bitania tha se “është e rëndësishme të mos kërcejmë në konkluzione”. “Ky kancer është më i zakontë te meshkujt mbi moshën 50 vjeç, meshkujt e përfshirë në këtë studim ishin më të rinj, kështu që rreziku i tyre për t’u prekur nga ky kancer është shumë i vogël, sidoqoftë çiftet të cilat kanë në plan t’i futen një trajtimi të  tillë nuk duhet të frikësohen nga këto të dhëna”, tha Grieveson.

Përgatiti: Ardita Zeqiri