Infermieri i Mitrovicës vdes nga COVID-19

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka njoftuar se ka vdekur infermieri Sherafedin Mehmeti- Sheki.

Ai ishte duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë nga COVID-19 ndërsa thuhet se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Kolegu ynë mbahet mend si djalë puntor, i urtë, i ndershëm qdo here në shërbim të pacientëve.Ngushëllime familjes dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Njoftim, me datë14.08.2020 vdiq infermieri i Spitalit tonë Sherafedin Mehmeti -Sheki,derisa ishte duke u mjekuar…

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë sur Samedi 15 août 2020