Infermierët nesër protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e kontratave të punës

Për nesër nga ora 9:00 infermierët e angazhuar gjatë kohës së pandemisë, kanë paralajmëruar se do të mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Infermierët janë duke kërkuar vazhdimin e kontratave të punës.

“Në emrin e të gjithë stafit medicinal operacional dhe mbështes të financuar nga Banka Botërore Projekti emergjent COVID-19, paralajmërojmë protestë për nesër me datë 24.06.21 në ora 09:00 para Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdim të kontratave të punës”, thotë dhënë për KALLXO.com përfaqësuesja e protestuesve, Arlinda Mustafa.

Infermierët e angazhuar gjatë kohës së pandemisë, dje kanë dorëzuar peticionin me 128 nënshkrime te krerët e lartë të shtetit me kërkesën për vazhdim të kontratave të punës.

Për të njëjtën kërkesë infermierët kanë protestuar edhe ditë më parë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Infermierët ua dorëzojnë peticionin krerëve të shtetit, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës