Infermierët kërkojnë dyfishim të pagesës për ndërrim të natës, përmendin bojkotin e punës

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës ka mbajtur konferencë për të kërkuar rritje të pagesës së kujdestarive dhe ndërrimeve të natës, pagesën e orëve shtesë, pagesën e vikendeve pasi, sipas tyre, ky komunitet është neglizhuar deri më tani.

Fitim Havolli, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, ka bërë të ditur se kërkesa për rritje 100% të pagës për ndërrimin e natës, realizimin e pagesës së rrëzikshmërisë dhe të realizohet pagesa e festave 100% është dërguar tek Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, Koordinatorja Nacionale për Infermieri, Lirije Beqiri, Drejtori i Infermierisë QKUK, Sami Tahiraj, dhe deri më tani nuk kanë marr asnjë përgjigje për këtë kërkes.

Gjithashtu Havolli përmes konferencës ka bërë thirrje për një takim përmes të cilit mund të arrihet një marrveshje.

“Kujdestari e cila për momentin është duke u paguar 18, e të kaloj në 36 euro”, ka thënë ai.

Havolli ka paralajmëruar një oragnzim të sinidikalisëtve duke e krahasuar me organizimet e sindikatave në Amerikë.

“Tani më nuk do të kemi kompromis me askënd për të drejta tona legjitime, për atë do t’i trajtojmë ose do t’i ballafaqojmë sipas protestave, grevave, bojkotimit të punës”, ka shtuar ai.

Koficienti i pagës për këto sektore është 2,25, ndërsa këkesa e këtij komuniteti është të rritet në 3.2.