Infermierët e Kosovës paraljmërojnë protestë, nuk merren parasysh kërkesat e tyre

Oda e infermierëve të Kosovës ka vendosuar të protestojë.

Në një komunikatë për media Sindikata e Infermierëve thotë se janë injoruar kërkesat e tyre.

“Duke pa parasysh injorimin e kërkesave të Sindikatës së Infermierëve përfshirë kërkesën e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e rrezikshmërisë në punë, orët shtesë si dhe aktualja, mos ekzekutimi i shtesave prej 300€ për komunitetin infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor, si premtim nga Qeveria e vendit, kanë nxitur shqetësim në mesin e komuniteteve respective”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë tutje theksohet se sot është zhvilluar mbledhjen në mes të Kryesisë, Këshillit Drejtues dhe Komisioneve të Sindiktës ku edhe u emërua këshilli i protestës i përbërë nga Lulzim Gashi – Qendra Emregjente, Blerim Morina – Klinika e Kirurgjisë, Igballe Cakolli – Instrumentaret, Bukurije Murati – Klinika e ORL, Mustafë Canolli – Klinika e Ortopedisë, Kushtrim Kelmendi – Psikiatria Forenzike.

“Ftojmë komunitetet respektive të bashkëpunojnë me këshillin e protestës në organizimin e protestës e cila do definoj dhe konfirmoj konsistencën e komuniteteve tona në kërkesat legjitime”, thuhet në komunikatë.

Oda ka thënë se të martën do ta bëjë publike datën, vendi dhe kohën për mbajtjen e protestës.

Kjo Odë edhe më parë është ankuar për mospagesë të ndërrimit të natës, ku edhe patën paralajmëruar bojkotim të punës.

Infermierët kërkojnë dyfishim të pagesës për ndërrim të natës, përmendin bojkotin e punës

KALLXO.com ka disa ditë që ka kërkuar përgjigje nga MSh në lidhje me këo kërkesa nga Sindikata e Infermierëve por të njejtit nuk janë përgjigjur.